Trëndafil, uthull dhe mjaltë si shërim kundra plagëve dhe sëmundjeve

rose-infused-honey1

Eliksiri i trëndafilit është emërtuar kështu për shkak të vetive të tij kuruese ndaj shumë sëmundjeve. Ky lëng shumë i shijshëm dhe mund të shërojë sëmundje të ndryshme.

Ai mund të përdoret për të kuruar plagët e shkaktuara nga çarjet e ndryshme dhe të djegurat, dhimbjen, muskujt e dëmtuar apo pickimet e insekteve. Po kështu, ai mund të parandalojë edhe atakun e shkaktuar nga paniku, si dhe të kurojë pasojat nga traumat e shkaktuara tek fëmijët, të rriturit dhe madje edhe tek kafshët.

Një eliksir trëndafili mund të përgatitet shumë thjesht në kushte shtëpie, në mënyrë të ngjashme me turshitë.

Për këtë nevojiten petale të freskëta trëndafili (të egra ose shtëpiake, mjafton të jenë pa insekte), uthull si fermentues dhe një lugë mjaltë.

Përpara se të filloni, duhet të keni parasysh këto këshilla:

Përpara se të filloni do t’ju nevojitet një kavanoz i çfarëdoshëm, me kushtin e vetëm që të puthitet mirë pas mbylljes. Do t’ju duhet gjithashtu një lugë për përzierje. Përzgjidhni trëndafila që kanë shumë aromë. Mund të përdorni trëndafila me ngjyra dhe aroma të ndryshme. Kur përzgjidhni mjaltin, përdorni atë që ka ngjyrë më të lehtë dhe të hapur, sepse ato që kanë ngjyrë të errët janë shumë të fuqishëm.

Përgatitja:

Vendosini petalet në vazo. Përpiquni ta mbushni sa më shumë të jetë e mundshme. Hidhni mjaltin sipër petaleve dhe sigurohuni që ato janë të mbuluara mirë me të. Përdorni lugën për trazim nëse është e nevojshme. Përsipër hidhni uthull. Trazoni deri sa të ikin të gjitha flluskat e ajrit. Mbylleni mirë kapakun dhe tundeni vazon që përbërësit të përzihen mirë. Lërini petalet të zbuten deri 4 ose 6 javë. Për efekt më të mirë, ruajeni vazon në një vend të errët dhe të ftohtë. Pasi e keni hapur, sigurohuni të mos flakni asgjë. Edhe petalet e trëndafilit mund t’i përdorni në një sallatë.

Pin It