SHBA, 9-vjeçarja mban fjalim kundra racizmit

ziana

Një mesazh domethënës për të gjithë vjen sërish nga një fëmijë. Vogëlushja 9-vjeçare nga SHBA mbajti një fjalim në Kuvendin e Qytetin, në të cilin tërhoqi vëmendjen e njerëzve kundër racizmit.

Zianna Oliphant, një afro-amerikane nga qyteti Charlotte i Karolinës së Veriut, reagoi pas vrasjes së afro-amerikanit Keith Lamont Scott nga policia e këtij qyteti.

Ajo i foli opinionit amerikan dhe atij botëror lidhur me dhunën policore dhe racizmin, duke përlotur miliona persona në të gjithë botën. Oliphant tha se njerëzit nuk duhet të trajtohen ndryshe për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe origjinës.

“Ne trajtohemi ndryshe nga njerëzit e tjerë. Nuk më pëlqen se si ne trajtohemi dhe kjo vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës. Nuk duhet të jemi të detyruar të protestojmë se po na trajtoni në mënyrë të gabuar. Po e bëjmë, sepse duhet dhe kemi të drejtë. Ne jemi të zinj dhe kështu duhet ta ndiejmë veten. Është turp që baballarët dhe nënat tona vriten dhe nuk do të mund t’i shohim më. Është turp që detyrohemi të shkojmë te varret e tyre”, tha 9-vjeçarja, duke na kujtuar dhe njëherë se duhet ta shohim botën me butësinë e fëmijëve.

Pin It