Të shtunën shoqëria civile në protestë kundër importit të plehrave

mbetje

Shoqëria civile do të zhvillojë ditën e shtunë një protestë tjetër kundër importit të mbetjeve. Debati për këtë çështje vijon, ndërkohë që nga ana tjetër qeveria rendit argumentat e saj pro projektligjit të përgatitur.

Në njoftimin e saj Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) fton qytetarët t’i bashkohen protestës për të shmangur pasojat shëndetësore dhe mjedisore që do të vijnë sipas tyre nga importi i mbetjeve.

“Më 1 tetor 2016, ora 11:00 mblidhemi para monumentit të 100-vjetorit te Parku Rinia, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Ne mbrojtje të jetës, në mbrojtje të së ardhmes së fëmijëve, në mbrojtje të Shqipërisë, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptare të dalin të protestojnë masivisht kundër importit të plehrave!

Kërkojmë kontributin tuaj, të ndalojmë që Shqipëria të kthehet në depozitën e mbetjeve të botës, duke sjellë pasoja të pariparueshme për mjedisin dhe shëndetin tonë! Thuaje mendimin tënd me datë 1 tetor”, njofton shoqëria civile.

Pin It