Treni që udhëton çdo ditë vetëm për një pasagjer

Për vite të tëra, treni në stacionin Kami-Shirataki në Japoni ndalet vetëm për një nxënëse, nxënëse kjo e cila udhëton çdo ditë për në shkollë.

Treni ndalet vetëm dy herë në ditë në këtë stacion njëherë për ta marrë vajzën nga aty dhe herën tjetër për ta lënë atë përsëri aty kur shkolla të përfundojë.

Sipas CCTV News, ky ishte një vendim që Hekurudhat Japoneze e morën më shumë se tri vite më parë.Ata donin që ta mbyllin këtë stacion për shkak të mungesës së njerëzve, por më pas panë se treni po përdorej nga një vajzë për të shkuar në shkollë.

Kështu, ata vendosën që ta mbajnë stacionin të hapur derisa ajo ta përfundojë shkollën. Kompania madje ka rregulluar orarin e ardhjes së trenit sipas kohës që ajo dëshiroi.

Vajza e panjohur pritet që të diplomohet në 26 mars dhe atëherë ky stacion do të mbyllet përgjithmonë.

Sipas njoftimeve, Kana Harada, e cila është ndër 40 banorët e fshatit Shirataki, është i vetmi person që të hip në tren special në orën 7:04 dhe kthehet në mbrëmje në orën 5:08.

 

Pin It