Tusk: “BE-ja rrezikon shpërbërjen, negocioni me qetësi në samit”

ixECPqgQ

 Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk zhvilloi një sërë takimesh me disa prej liderëve të shteteve europiane, me të cilët diskutoi cështjet më problematike të bllokut me 28 antarë. Dy prej pikave më të nxehta kanë qënë pikërisht Kriza e Emigrantëve si dhe mundësia e daljes së Britanisë nga zona Euro.

Donald Tusk ka apeluar se BE-ja rrezikon shpërbërjen, negocioni me qetësi në samitin e liderve.

“Pas takimeve që mbajta sot me Kryeministrin britanik David Cameron, Presidentin francez, Hollande, Kryeministrin Tsipras, etj, kam bërë një reflektim politik. Jemi në një moment kritik. Është koha që të dëgjojmë argumentat e të tjerëve më shumë se ata tanët.

Është mjaft normale që të kemi mos-marrëveshje, por më duhet t’iu them se rreziku i shpërbërjes së BE-së është real. Në këtë moment jemi shumë të delikatë. Dikutoni me qetësi dhe mos harroni: Ajo që thyhet nuk mund të riparohet.”

 

Tusk do të mbajë edhe një takim me Kancelaren Angela Merkel, përpara se të gjithë liderët të dialogojnë së bashku në samitin që nis ditën e Enjte. Në këtë mbledhje, përfaqësuesit më të lartë të unionit do të tentojnë që të arrijnë një marrëveshje me Britaninë, ndërkohë që pritet të merren edhe vendime që lidhen me krizën e emigrantëve.

Pin It