Zvicër, propozimi:”2500 franga zviceriane në muaj për të papunët “

auto_zvicer1416088678

Zvicra është e vendosur të votojë një propozim që shteti t’u paguajë të gjithë qytëtarëve të saj 2500 franga zviceriane (rreth 2500 dollarë) në muaj, pavarësisht nëse ata janë duke punuar ose jo.

Nëse planet shkojnë siç duhet, Zvicra do të bëhet vendi i parë në botë që ju siguron të ardhura bazë mujore, të pakushtëzuara banorëve të saj. Zvicra tashmë është shteti i parë që e ka hedhur në votim këtë propozim.

Propozimi është bazuar në një sondazh të kryer nga instituti ” Demoscope”.

Ky sondazh tregoi se shumica e banorëve të Zvicres do të vazhdojë të punojë akoma, edhe nëse të ardhurat garantohen pa kushte.

Iniciativa e ndërmarrë gjithashtu do tu japë fëmijëve 625 franga në muaj. Votimi për këtë propozim, është parashikuar të zhvillohet në muajin qershor. Plani do ti kushtojë qeverisë rreth 208 miliardë franga zviceriane në vit (214 miliardë dollar).

Pin It