Kalendar i përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë për të tretin vit radhazi

31_01_2016_6222681_marr

Për të tretin vit radhazi, dy ministritë e Kulturës, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës firmosën marrëveshjen që i hap rrugë kalendarit të përbashkët kulturor.

Ministrja Kumbaro tha se kjo iniciativë shërben për heqjen e barrierave kulturore, pasi siç tha ajo kultura kalon çdo kufi.

“Kultura është një hapësirë pa kufi.Kemi kufi administrative, por artistët nuk kanë nevojë për to dhe kanë treguar se shqiptarët kanë lëvizur nga Berlini në Itali, nga Tirana në Prishtinë. Sot që flasim qendrat tona të kinemasë ndodhen në Berlinale”- tha ministrja e kulturës Mirela Kumbaro

Ndërsa ministri kosovar i Kulturës, Kujtim Shala tha se bashkëpunimi ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.

 Shqipëria dhe Kosova, prej vitesh kanë rritur ndjeshëm bashkëpunimin kulturor, duke e konkretizuar atë me aktivitete të mbajtura në Tiranë dhe Prishtinë, sidomos pas shkurtit të vitit 2014.

Pin It