Uashington, Biblioteka e Kongresit, “kulti i dijes” ku “jetojnë” mbi 23 milionë libra e dorëshkrime nga e gjithe bota

Biblioteka e Kongresit në Uashington është biblioteka më e madhe në botë, e cila përfshin 23.892.068 milion libra, regjistrime, fotografi, gazeta, harta dhe dorëshkrimeve nga të gjitha anët e botës  në më shumë se 450 gjuhë. Biblioteka është vendi  kryesor i hulumtimit i Kongresit dhe i Zyrës së të Drejtave të Autorit të SHBA-së.

Biblioteka e Kongresit, si fillim e zhvilloi aktivitetin e saj për njëmbëdhjetë vjet në kryeqytetet përkohshme kombëtare të Nju Jorkut dhe Filadelfia  më pas në vitin 1800 u zhvendos në Uashington ku ndodhet dhe sot. Pjesa më e madhe e koleksionit origjinal të librave u shkatërrua nga Britanikët më 1814-ën gjatë Luftës së vitit 1812. Për shlyer dëmin e shkaktuar në vitin 1815, biblioteka bleu nga ish-presidenti Thomas Jefferson tërë koleksionin e tij personal të 6.487 librave.

Një tjetër zjarr goditi bibliotekën në vitin 1851, duke shkatërruar përsëri një sasi të madhe librash, duke përfshirë këtu shumë nga librat e Jefferson-it. Pas Luftës Civile Amerikane, Biblioteka e Kongresit e mori veten në të dyja aspektet si nga përmasat e saj ashtu edhe nga rëndësia. E gjitha kjo falë një fushate  të ndërmarrë kundrejt blerjes së kopjeve te vëllimeve të librave të djegura  nga burime të tjera.

Biblioteka zotëron  të drejtën e transferimit të të gjitha punimeve origjinale duke filluar nga librat, hartat deri tek ilustrimet dhe diagramet e shtypura në Shtetet e Bashkuara. Ajo gjithashtu depoziton dy kopje për secilin libër. Edhe pse Biblioteka është e hapur për publikun, vetëm zyrtarët e lartë të qeverisë mund të marrin hua libra dhe materiale .

 

Pin It