Oslo, qyteti i bukur dhe i shtrenjtë, qendra ekonomike dhe turistike e Europës së Veriut

Oslo është një qendër e rëndësishme e inxhinierisë  detare në Europë dhe është baza e afërsisht 980 kompanive dhe 8.500 punonjësve të industrisë detare midis të cilave janë disa nga kompanitë më të mëdha në botë të tregtisë detare dhe sigurimeve.

Porti i Oslos është porti më i madh në Norvegji për sasi mallrash dhe për pasagjerë. Afërsisht 6.000 anije shërbehen nga ky port çdo vit, që përbëjne 6 milion tonë kargo dhe mbi 5 milion pasagjerë.

Prodhimi total bruto i Oslos në vitin 2003 ishte 33.876 miliard Euro që përbën 17% të prodhimit bruto të Norvegjisë.

Rajoni reth Oslos është nga më të pasurit në Europë me një prodhim bruto për kokë prej 49.465 Euro.

Në qoftë se Norvegjia do të ishte anëtare e Bashkimit Europian, qendra metropolitane e Oslos do të ishte e katërta më e pasur në BE pas qendrës së Londrës, Brukselit dhe Luksemburgut.

Oslo gjithashtu është një nga qytetet më të shtrenjta në botë.

Sipas një raporti të përgatitur nga banka zvicerane UBS, Londra dhe Oslo ishin qytetet më të shtrenjta në botë.

Sot është kthyer dhe në një qytet turistik për vlerat historike dhe natyrore. Edhe nga Shqipëria nisen agjenci turistike drejt këtij qyteti të veçantë.

Pin It