Kinë: Noti kusht për t’u pajisur me diplomën e shkollës së lartë

Sipas një lajmi të “China Daily” Universiteti Çinghua, një nga institucionet arsimore më të rëndësishme të vendit, njoftoi se studentët për t’u diplomuar janë të detyruar të notojnë në një stil të çfarëdoshëm të paktën 50 metra.

Studentët që nuk e kalojnë dot këtë provim, jo vetëm që nuk diplomohen, por nuk do të përfitojnë as nga mundësitë e vazhdimit të studimeve jashtë shtetit.

Ndërsa gjatë pushimeve të verës për studentët do të organizohen edhe kurse noti, në mënyrë që ata të kenë mundësi të përgatiten për këtë test. Liu Bo, një nga zyrtarët e universitetit, tha se përmes kësaj praktike të re synohet që studentët të jenë më të shëndetshëm dhe të duken më në formë.

Pin It