Udhëtim turistik nëpër Shqipëri, 160 studentë nga Spanja mahniten nga vendi ynë

13664867_1195390260491835_98460452_n

Një grup studentësh nga qytete të ndryshme të Spanjës janë duke zhvilluar një udhëtim turistik në zona të ndryshme të Shqipërisë dhe shprehen të mahnitur nga bukuritë e vendit tonë.

Plot 160 studentë nga Barcelona dhe Madridi, të cilët vijnë për here të parë në Shqipëri, po ndjekin një itinerar i cili përfshin turizmin malor dhe atë detar. Udhëtimi është një nismë e Ambasadës Spanjolle, ndërsa studentët po shoqërohen nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Deri tani ata kanë vizituar Borshin, malësinë e Himarës, Gjirokastrën, Tepelenën, Zogorinë e Përmetin.

Studentëet kanë mbetur të mrekulluar nga mallet, natyra dhe bregdeti shqiptar dhe thonë se i kanë promovouar këto bukuri në rrjetet sociale. Ata po përjetojnë një përvojë ndryshe, duke zgjedhur të ecin në këmbë, të provojnë ushqimet tradicionale, të hanë e të flenë në natyrë.

Studentët vlerësojnë veçanërisht mirësjelljen e vendasve dhe natyrën origjinale e të paprekur, por nuk harrojnë të thonë se duhet bërë më shumë për infrastrukturën dhe promovimin e turizmit.

“Mendoj se është një vend i mrekullueshëm më male dhe det. E kemi kaluar natën jashtë ishte eksperiencë e veçantë njerëzit në vendin tuaj janë treguar shumë të sjellshëm më ne. Kemi provuar shumë nga ushqimet tuaja tradicionale. Na kanë pëlqyer dhe i kemi shijuar shumë. E duam Shqipërinë”, – shprehet një nga studentet.

Sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, sektori i turizmit në Shqipëri mund të sjellë të ardhura të shumta gjatë sezonit veror dhe dimëror, nëse ndërmerren investimet e duhura.

Pin It