Kur keni diarre ose të vjella, nuk humbisni vetëm lëngje, por edhe kripërat e rëndësishme në gjak, që ndihmojnë në balancimin e lëngjeve në trup. Prandaj mund të dehidratoheni jo vetëm duke humbur lëngje, por edhe nga kripërat
Një mënyrë që ju vjen në ndihmë në këtë rast është të pini ujin e kripur të orizit të zier, thotë Christopher Hawkey, profesor i gastroenterologjisë tek Universiteti Nottingham.
“Orizi siguron karbohidrate, të cilat trupi i zbërthen në sheqerna dhe këto të fundit kthehen në mekanizma absorbimi në zorrë, ku veprojnë si pompues.
Kjo ndihmon në absorbimin e ujit dhe kripës. Kjo pije gjithashtu siguron më shumë energji.
Zieni orizin (çdo lloj orizi është i mirë) në ujë duke hedhur pak kripë (siç bëni zakonisht). Kullojeni orizin duke e ruajtur ujin në një enë. Lëreni të ftohet dhe konsumojeni gjatë ditës.
Burimi: Gazeta Shëndeti