Universiteti Politeknik rrit kuotat për pranimet në ciklin e parë deri në 50%

25935117

Kuotat e pranimit në Universitetin Politeknik do të rriten deri në 50%, në krahasim me një vit më parë. Ky Universitet i ka propozuar Ministrisë së Arsimit një rritje të kuotave, nga 1320 në 1657 për pranimet në ciklin e parë. Në degën e Ixhnierisë së Ndërtimit do të pranohet 150 studentë të rinj, nga 100 që u pranuan një vit më parë. Në vendimin e Universitetit Politeknik që ka siguruar gazeta, ka rritje të kuotave në shumicën e degëve për studimet “Bachelor”. Kështu për degën e Inxhinierisë Mekanike, nga 145 studentë, vitin akademik 2016­2017 do të pranohen 147 maturantë. Rritje të kuotave do të kenë degët: Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Matriale, Inxhinieri Tekstili dhe Modë, Inxhinieri Ekonomike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Matematike e Fizike, etj. Vetëm në degët Inxhginieri e Gjeburimeve, Inxhinieri Mekatronike, Inxhinieri e Naftës dhe Inxhinieri e Gjeomjedisit, do të ketë ulje të kuotave. Sipas Rektorit të Universitetit Politeknik Jorgaq Kaçani, kuotat e pranimit janë rritur për shkak të kërkesë së lartë të maturantëve. Sipas Kaçanit, rritje e kutave për një pjesë të degëve është bërë edhe në përputhje me mundësitë që ka Universitetit Politeknik

Pin It