Ndryshimi i orës përveç kursmit të energjisë fsheh dhe një rrezik

jj

Jemi në muajin mars dhe të dielën e fundit e këtij muaji ndryshon ora, e cila do të shkojë 60 minuta përpara. Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore.

Por, kursimi i energjis ë elektrike, duket se shoqërohet me dëmtimin e  shëndetin të shumë personave.

Studiuesit kanë dalë në përfundimin se ndryshimi i orës në muajin tetor dhe në mars rrit goditjet në tru dhe kjo është vërejtur me numrin e pacientëve të shtruar në spital disa ditë pas ndryshimit të akrepave të orës.

Shkencëtarët në një universitet në Finlandë kanë analizuar të dhënat e pacientëve të shtruar në spitalet në Finlandë për një periudhë dhjetë vjeçare dhe më pas i kanë krahasuar ato me dy javët para ndryshimit të orës pranverore.

Studiuesit zbuluan se goditjet nga ishemia, rriten me një mesatare prej 8% në dy ditët e para pas ndryshimit të orës. Sipas tyre, shtimi i goditjeve në tru lidhet me ndryshimin e orarit të gjumit.

 

Pin It