Ushqimi i bebes, i blerë apo i bërë në shtëpi ?

bebababa

 

Nënat kanë shumë dilema kur vjen puna te kujdesi që duhet të kenë ndaj fëmijëve të tyre. Një nga këto është se si do ta ushqejnë fëmijën e tyre, kur të mos i japin më qumështin e gjirit.

Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se qumështi i nënës ka vlera ushqyese deri në gjashtë muajt e parë, ndërsa më pas është mirë që fëmija të marrë vlerat e tjera ushqyese që i nevojiten.

Shumë nëna mendojnë se ushqimet e përgatitura në shtëpi janë më të shëndetshme për foshnjat e tyre, krahasuar me ushqimin e blerë të gatshëm.

Studiuesit thonë se në vitet e para të jetës së fëmijës është shumë e rëndësishme që ai të marrrë ato vlera që i duhen, në sasinë e duhur. Kështu, ushqimet e gatshme i kanë shumë të kontrolluara këto vlera, bazuar në nevojat e fëmijës.

Ndërsa ushqimet e përgatitura në shtëpi mund të jenë të shëndetshme dhe të freskëta, por ndoshta mund të mos plotësojnë nevojat e fëmijës ose mund t’i tejkalojnë ato, varësisht nga faza në të cilën është fëmija juaj.

Pin It