Drafti, rreth 100 mijë automjete përfitojnë falje të detyrimeve të papaguara

makina-tirane-noa-905x395_1466925636-6479467

Në projektligjin për amnistinë është parashikuar një nen, i cili fal edhe detyrimet e papaguara për automjetet. Ministria e Financave sqaron se cilët individë do të përfitojnë.

“Ligji çregjistron të gjitha automjetet, të cilat pas datës 31 dhjetor 2011, nuk janë paraqitur për të bërë pagesën e taksave në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit”, shpjegon  Niko Lera nga Ministria e Financave.

Pra kushti i vetëm për të përfituar nga falja është që detyrimet të kenë filluar para 1 janarit të vitit 2012. Kjo do të thotë se një individ, i cili nuk ka paguar taksat e automjetit për periudhën nga viti 2010 deri në 2016-ën përfiton, ndërsa një individ tjetër, i cili ka detyrime të papaguara nga viti 2012 deri në vitin 2016 nuk përfiton.

Pin It