Vapa po vjen me gushtin!

Këtë periudhë temperaturat në vendin tonë kanë qenë të paqëndrueshme.  Me mëngjes dhe drekë të nxehtë dhe pasdite me vranësira dhe shi.  Por kjo nuk është për t’u shqetësuar, pasi fillimi i gushtit do të jetë me të vertetë mjaft i nxehtë.  Sipas “Metoalb” java tjetër do të përfshihet nga një valë temperaturash afrikane. Periudha 29-5 gusht parashikohet të jetë më e nxehta për këtë vit dhe temperaturat do të kalojnë 36 gradë.

E diela rikthen të nxehtin afrikan në Shqipëri pas shiut dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit. Vapa përvëluese parashikohet të zgjasë më shumë se një javë. Kjo mund te jetë dhe java me nxehte e kësaj vere, sipas sinoptikanëve. Vera e këtij viti është karakterizuar nga një mot i paqëndrueshëm.

Pin It