Veliaj: Karta e studentit brenda këtij vitit

Veliaj takim me Bordin Rinor (1)

Të gjithë studentët e kryeqytetit do të pajisen me karta studenti brenda këtij viti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha sotë gjatë një takimi rutin me senatorët e gjimnazeve dhe kordinatorët e universiteteve se bashkia do të mbajë premtimin duke i paisur brenda këtij viti të gjithë studentët me karta studenti. Sipas Veliajt një mjetë i tillë do tu ofrojë atyre lehtesira ne shërbimet që ofron qyteti.

 

Veliaj: Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik, sepse shoh që kriza më e madhe te studentët është mënyra sesi firojnë abonetë dhe se si gjithë këta matrapazët e linjave të autobusëve shkojnë i çojnë abonetë e studentit me çmim të reduktuar dhe subvencionuar në drejtim të paditur. Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete.

Veliaj ka folur edhe për për një sërë nismash të tjera të cilat synojnë nxitjen dhe pjesëmarren e të rinjve në një sërë aktivitetesh në kryeqytet. Aktivitetet do të jenë kryesish me fokus argëtimin dhe arsimimin e tyre. Dhe sipas tij të gjitha këto mundësohen nga mbledhj e mirë e taksave.

Veliaj: Bashkia e Tiranës ka ecur shumë mirë me buxhetin këtë vit. Pyetja është a i administron mirë taksat? Në fakt kemi tejkaluar planin e mbledhjes së taksave të bashkisë, sepse besoj që një kujdestar i mirë i qytetit është ai që mbledh të gjitha të ardhurat dhe pastaj i kthen të gjitha në investime. Kështu që edhe për rininë besoj që proporcionalisht buxheti do rritet dhe me përmirësimin që ka pasur buxheti i Bashkisë së Tiranës për këtë vit.

Ndërsa më tej ai u ndalë edhe tek programet inovative si psh programi Tirana ime ku sipas Veliajt janë shkarkuar më shumë se 20 mij aplikacione dhe janë rreth 6 mijë përdorues aktiv.

Pin It