Venecia: Dentisti falas për njerëzit në nevojë

Venecia ofron kurime dentare falas për atë pjesë të popullsisë me probleme sociale apo shëndetësore.

“Dentisti falas, ku nuk do të paguhet faturë në strukturat publike, një objektiv që synon edhe studiot private do të fillojë nga 1 janari 2018”, ka njoftuar  guvernatori Luca Zaia.

Ky projekt ka një fond prej tetë milionë eurosh për vitin 2018 dhe përfshin tre shtresa të popullsisë për të cilat vizitat dhe kurat dentare do të jenë falas.

Të rinjtë nga zero në 14 vjeç (pavarësisht të ardhurave familjare), personat me probleme shëndetësore (pacientët onkologjikë, psiqikë, të paaftë), si dhe ata me pamundësi sociale, pra ata që nuk arrijnë të kalojnë 8 263 euro në vit të ardhura, ose 11 300 euro nëse kanë një bashkëshort/e të papunë, ky nivel vjen duke u rritur nëse kanë edhe fëmijë.

Në këto shtresa përfshihen edhe personat mbi 64 vjeç, me të ardhura jo më shumë se 36 mijë euro në vit bruto, të cilëve rajoni do t’u japë një pension vjetor prej 400 eurosh.

Pin It