Vetitë shëndetësore të mimozës

 

dsd

Mimoza është lulja e parë që çel në këtë periudhë,  të cilën po e shohim edhe  në rrugët e qytetit. Përpos bukurisë mimozat kanë edhe ndikime shëndetësore. Mimoza rritet në pemë dhe është si pemë mëndafshi persike. Në Kinë kjo lule njihet si lulja që sjell lumturinë kolektive, sepse është lulja e parë që çel dhe për shkak të aromës saj të fortë dhe karakteristike.

Të gjitha pjesët e një luleje mimoze mund të përdoren për trajtime të ndryshme mjekësore duke filluar nga rrënjët, kërcelli e deri tek topthat e vegjël të verdhë të lules.

Kjo bimë ka veti shumë të mira anti-inflamatore, por në disa raste edhe antibakteriale. Lule mimoza mund të trajtojë inflamacionet, plagët, gjakderdhjet, diabetin, dhimbjet e veshkave dhe astmën. Po ashtu, kjo lule mund të trajtojë ndjeshmërinë e lëkurës dhe sëmundje të tjera si presionin e lartë të gjakut, pagjumësinë, ethet etj.

 

 

Pin It