Parisi është në këmbët e Matadorit, i cili dje shënoi golin e 100 për Parizienët. Emery: “ Do të bëjë sezonin më të mirë në karrierë”. Sulmuesi me më shumë gola në historinë e parizienëve është Ibrahimovic me 156 gola por Edinson: “ Nuk mendoj për lojtarët e tjerë: rëndësi ka të fitosh”
Golin e tij të 100 e festoi duke shfaqur nën fanellë një shkrim në nder të Chapecoense. Në këtë gjest duket Kavani i vërtetë, sytë e drejtuar lart dhe gishtat në drejtim të qiellit. Pak rëndësi ka që arbitri zbatoi në mënyrë rigoroze rregulloren miope duke e ndëshkuar me të verdhë pas heqjes së fanellës. Në këtë gjest duket sensibiliteti i një njeriu, kujtimet e një futbollisti, vlera e një personi. Mbrëmë në ndeshjen e “ Ligue 1” kundër Angers , Matadori e coi në rrjetë për të 100-tën herë me fanellën e Psg, dhe deshi ta ndante këtë moment të një gëzimi personal me dhembjen e tragjedisë së futbollistëve brazilianë viktima të aksidentit ajror në Kolumbi. Që nga ndeshja e djeshme Parisi është praktikisht nën këmbët e tij , saqë ë përditshmja franceze “ L’Equipe” i ka dedikuar faqen e parë me mbishkrimin “ Kavani, princi i 100 golave”
https://www.youtube.com/watch?v=mYa4hMdCrWU