Vihet në punë treni i parë në botë me energji diellore 

Në Australi, treni i parë në botë me energji diellore tani transporton pasagjerë. Byron Bay Railroad Company ka zhvilluar një tren me panele fotovoltaike dhe motore elektrike që përdor energjinë e pastër diellore .

Modeli fillestar ishte një tren australian i pasagjerëve i mundësuar nga motorët me naftë. Një nga këta motorë u zëvendësua nga një motor elektrik dhe bateri, i dyti u mbajt për të arritur ekuilibrin më të mirë dhe fuqinë e trenit në rast emergjence.

Treni do të punojë me energji diellore edhe në mot të keq. Në fillim, treni do të vazhdojë vetëm një orë në ditë dhe kryesisht ka për qëllim t’u shërbejë turistëve.

 

 

Pin It