VKM: Shpërblehen 556 pronarë të pasurive të paluajtëshme

makian-905x395

 

Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e mërkurë shpërblimin e 556 pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet Elbasan, Korçë, Kukës, Lezhë, Vlorë, Tiranë dhe Durrës.

Sipërfaqja totale që shpronësohet është 35.662,55 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit është 467.582.277,94 lekë, sipas listës që publikohet më poshtë.

Pronarët që dëmshpërblehen janë banorë të shtatë qarqeve të Republikës së Shqipërisë. Në përputhje me këtë Vendim të qeverisë, do të jenë Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Elbasan, Korçë, Kukës, Lezhë, Vlorë, Tiranë dhe Durrës që do të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Vendim do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Pin It