WhatsApp vjen si një aplikacion desktop për Windows dhe Mac

WhatsApp lançoi një aplikacionin desktop i cili do të jetë i disponueshëm në Windows dhe Mac. Sipas kompanisë në pronësi të Facebook, ky aplikacion mbështet njoftimet, shkurtesat e tastierës dhe shumë risi të tjera.

Të gjitha mesazhet e dërguara nga aplikacioni desktop do të sinkronizohen edhe me aplikacionin mobil në celularin tuaj. Ky aplikacion vjen pasi Facebook publikoi aplikacionin Messenger në web dhe desktop.

Kjo risi për platformën në fjalë jo vetëm që do të ndihmojë përdoruesit por edhe vetë rritjen e mëtejshme të WhatsApp i cili ka kaluar shifrën e 1 miliard përdoruesve aktivë në muaj.

WhatsApp funksionon me MacOS X 10.9 ose më shumë dhe Windows 8 ose më shumë. Pasi të keni instaluar aplikacioni do tu shfaqet një kod QR për tu skanuar me anë të telefonit tuaj në mënyrë që të ndërlidhni llogarinë me kompjuterin.

Aplikacioni desktop ofron po ato funksione që ofron aplikacioni mobil dhe një kopje e web aplikacionit. Tani WhatsApp do të konkurrojë më mirë me Messenger, Skype dhe Telegram.

Pin It