Wulingyuan, aty ku shtyllat prej guri takojnë qiellin

Në Wulingyuan, Kinë gjenden  shtylla prej guri, disa prej të cilave janë rreth 200 të larta, e disa madje edhe 800 metra.

Ky është parku i parë kombëtar i mbrojtur në Kinë i cili ka rreth 3,000 formacionesh gjigante prej guri ranor. 85% e këtij vendi mbresëlënës është i pyllëzuar, ndërsa  99% e tij është e mbuluar me bimësi.

Në të ka rreth 3.000 lloje të bimëve, përfshirë edhe 600 lloje të bimëve drunore dhe shumë lloje të kafshëve disa prej të cilave si: qeni i egër, ariu i zi aziatik, picërraku i madh kinez, leopardi i errët dhe dreri kinez i ujit, janë të rrezikuara.

Por ndryshe nga shumë zona të tjera të Kinës, në këtë vend nuk kanë banuar njerëz meqë gjithmonë është konsideruar si vend i largët dhe i paarritshëm.

Gjithashtu,Wulingyuan është regjistruar në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në Azi dhe Oqeani.

 

wulingyuan4

wulingyuan5-1024x640

wulingyuan11-1024x682

wulingyuan20-1024x682

wulingyuan15-1024x682

wulingyuan16-1024x683

wulingyuan17-1024x683

wulingyuan8

wulingyuan12-1024x682-1

wulingyuan1-1024x575

wulingyuan2-1024x768

Pin It