Banka Botërore investon 63.8 mln euro për turizmin në Shqipëri

turi

Bregdeti i jugut dhe qytetet e Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit do të përfitojnë nga një fond i Bankës Botërore me vlerë 63,8 milionë euro. Investimi do të përdoret për zhvillimin e turizmit, infrastrukturës urbane, rritjen e mirëqënies dhe uljen e varfërisë në këto bashki.

“Kryesisht në fokus të projektit është infrastruktura urbane, por në funksion të zhvillimit të turizmit. Projekte të cilat nxisin turizmin dhe synojnë që flukset e turistëve që vizitojnë Shqipërinë tek fasha e bregdetit, të kenë mundësinë për ta vizituar Shqipërinë edhe në një kuadër turistik, kulturor dhe pasuritë që ajo ofron”, tha dje Nertil Jole, drejtor i Zhvillimit të Territorit në MZHU.

Qeveria ka miratuar projektligjin për këtë fond, ndërsa zbatimi i tij do të zgjasë 5 vjet, duke filluar në vitin 2017.

“Në fillim të vitit do fillojë zbatimi i projektit për rehabilitimin e shkallares dhe pedonales në qytetin e Sarandës, apo për ndriçimin e qendrës historike të Gjirokastrës, apo rrugën këmbësore dhe automobilistike që të çon në Kalanë e Beratit”, shtoi Jole.

Pin It