Zbulimi i pabesueshëm: Ja çfarë fshihte brenda kësaj pianoje…

Gjetja e objekteve antike ka një vlerë jo vetëm kulturore, por edhe monetarë. Po ka raste ku ky objekt antik është shumë më shumë se kaq.

Për pronarët e një pianoje të vjetër në Angli ishte një surprizë e vërtetë kur zbuluan se brenda saj fshihej një thesar .

Ata e çuan instrumentin e vitit 1906 në servis, me shpresën se mund të rregullohej, por ajo që nuk prisnin ishte që punonjësit të gjenin të fshehur brenda saj monedha ari të mesit të shekullit 19 dhe fillimet e shekullit 20.

Hetuesit po përpiqen të gjejnë pronarët e pianos para vitit 1983, por deri më tani nuk kanë patur fat.

Nëse pronari i monedhave apo trashëgimtarët e tyre nuk gjenden, atëherë ky thesar i kalon pronarëve aktualë të pianos. Ekspertët shpjegojnë se këto monedha mund të jenë fshehur në mesin e Luftës së Parë Botërore, 2 ose 3 breza më parë. Ata shpjegojnë se ky thesar është tmerrësisht i çmuar. Vetëm 1 monedhë përllogaritet të vlejë rreth 200 paund.

 

Pin It