Zgjedhja e duhur

Babai mori kutinë dhe duke iu drejtuar fëmijëve, u tha: “Vogëlushët e mi! Secili prej jush , të mbushë nga një grusht me monedha nga kutia, sipas mundësisë së secilit!”

Për djalin e madh ishte shansi të marrë sa më shumë. Kështu, pa e zgjatur fare, ai e mbushi grushtin me monedha dhe u largua i gëzuar. Pastaj radhën e kishte djali tjetër më i vogël se ai, i cili mbushi duart sa mundi.

Kur i erdhi radha të voglit fare, ai i hodhi një sy dy vëllezërve më të mëdhenj të cilëve u shëndrnin sytë nga gëzimi për hisen që kishin marrë. Pastaj, vështroi duart e tij të vogla dhe u mendua. Ngriti kokën dhe iu hodh të atit në krahë. Pasi e përqafoi dhe e puthi i tha: “Babi! A më ke xhan?” I ati i habitur prej pyetjes së djalit, ia kthen: “Sigurisht që të kam xhan!”

Atëherë vogëlushi i thotë: “Mirë! Dua që ti, t’i mbushësh duart me monedha në vendin tim. A është e mundur që të ma japësh hisen time me duart e tua?” Babai e mbylli kutinë dhe ashtu siç ishte ia zgjati djalit të tij të vogël. Dy djemtë u mbështetën te vetja e tyre , ndërkohë që më i vogli, i cili ndjeu nevojën e të atit, u mbështet tek ai duke ia lënë në dorë të zgjidhte për të. Kështu ai përfitoi hisen më të madhe.

Morali:

Shpeshherë, të gjithë mbështetemi te forcat tona të dobëta, duke mos kërkuar ndihmën e Zotit, e për rrjedhojë, bëjmë zgjedhjet e gabuara.

Pin It