Çfarë të bëni për të pastruar memorien e telefonit?

1.Fshini aplikacionet dhe lojërat që nuk i përdorni

Njëra nga mënyrat më të lehta për lirimin e hapësirës për disa megabajtë është që të hiqni aplikacionet dhe lojërat, të cilat nuk i përdorni.

2.Transferoni fotot ose videot diku tjetër

Opsioni tjetër është edhe krijimi i kopjes rezervë në iCloud ose shërbime të ngjashme si Dropbox apo Google+ në mënyrë që më vonë nëse keni nevojë mund të keni qasje në to.

3.Pastroni cached memorien

Nëse telefoni juaj dikur punonte si i çmendur, ndërsa tani është i ngadalësuar, leximi i uebfaqeve është më i ngadalshëm, kalimi ndërmjet aplikacioneve ose puna në sipërfaqe merr kohë, atëherë është koha për pastrimin e cached memories,

4.E njëjta memorie ndonjëherë mund të krijojë problem

Për përshpejtim dhe përmirësim të përgjithshëm të punës së pajisjes është e nevojshme që të pastrohet ndonjëherë.

5.Përdorni kartelën MicroSD

Të gjitha fotografitë dhe videot mund të ruhen në MicroSD që memoria e telefonit të lirohet për disa të dhëna të tjera, të cilat janë më të rëndësishme për ju.

6.Kohë pas kohe rindizni telefonin

Rindezja e telefonit është mënyra e vetme që telefonin ta ktheni në gjendjen e fillimit kur e keni blerë për herë të parë.

Pin It