1 gram shafran në mëngjes të përmirëson kujtesën

vet-euml-m-nj-euml-gram-i-shafranit-p-euml-r-m-euml-ngjes-e-p-euml-rmir-euml-son-kujtes-euml-n_hd

Sipas studimeve të kryera në Tajlandë, konsumimi i një grami të shafranit për mëngjes të përmirëson kujtesën.

Në studim janë përfshirë meshkujt dhe femrat më të vjetra se 60 vjet, të cilëve u është diagnostikuar diabeti dhe është raportuar se një gram i shafranit e përmirëson kujtesën dhe e zvogëlon rrezikun e diabetit në fazat e hershme.

Kujtesa e pjesëmarrësve u testua para dhe pas konsumimit të shafranit, dhe rezultati ishte se pjesëmarrësit të cilët kishin përdorur shafran gjatë mëngjesit kishin kujtesë më të mirë në krahasim me ata që nuk e kishin përdorur këtë erëz.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën “Asia Pacific Journal of Clinical Nutrition”.

Shafrani rrjedh nga një familje e xhenxhefilëve nga rrënjët e së cilës fitohet shija aromatike e ëmbël dhe djegës, pak e hidhur dhe rrëshinore. Kjo erëz u jep gjellëve një ngjyrë të artë, ndërsa ka shumë emra si shafrani i Indisë dhe rrënja e verdhë.

Pin It