4 Përfitimet e buzëqeshjes

Buzëqeshja  ka dobitë e veta për shëndetin. Ndaj zgjidhni të buzëqeshni sa më shumë. Ju sjellim disa përfitime nga buzëqeshja.

Buzëqeshja shkrin kaloritë  

Kur të buzëqeshni, përshpejtohet puna e zemrës, madje për 10-20 për qind. Kështu që 10-15 minuta qeshje në ditë shkrijnë rreth 40 kalori, një ulje e mire e kalorive të cilat janë të tepërta.

Ushtrimet

Buzëqeshja është formë e ushtrimeve, sepse derisa qeshim aktivizohen muskujt në hapësirën e barkut, ndërsa vetë aktivizimi i tyre mund të krahasohet me pompat, të cilat i bëjmë për një bark më të rrafshët.

Buzëqeshja ndalon dhimbjet

Hulumtimi i vitit 2012 ka zbuluar se si buzëqeshja në masë të madhe pakëson dhimbjet, pasi që gjatë buzëqeshjes lirohet endorfina, hormoni i lumturisë.

Enët e gjakut

Tjetra anë positive e të qeshurit është rritja e qarkullimit të gjakut përmes venave, mesatarisht për 22 për qind, zbulon ‘Women’s Health’. Po ashtu  shkencëtarët kanë gjetur edhe faktin se buzëqeshja mbron sistemin kardiovaskular.

Pin It