Urtësi e butësi…

Kush posedon butësinë dhe urtësinë, ngado që të shkelë lëshon bukuri, e kujt i janë hequr këto dy veti kudo që të gjendet rri i vetmuar, nga kryelartësia dhe zemërimi s’i afrohet asnjëri. Butësia në fjalë e dialog, buzëqeshja e dlirë mbi fytyra, përdorimi i fjalëve të ëmbla e të mira janë si rrobat e bukura me çmime të shtrenjta me të cilat stolisen fatlumët. Kjo, gjithashtu, është një ndër cilësitë e besimtarit, si bleta e cila ushqehet me ushqim të mirë dhe prodhon të mirë, e kur ulet mbi lule nuk e dëmton atë sepse Allahu ia jep butësisë atë që s’ia jep dhunës.

Pin It