10 milionë euro për unazën e re në kryeqytet

veliaj4

Bashkia e Tiranës shpall fituesin e tenderit të shumëkërkuar për rindërtimin e tri segmenteve në qendër të kryeqytetit.

10 milionë euro është shuma që Bashkia e Tiranës do t’i prokurojë operatorit ekonomik “Geci” sh.p.k. për ndërtimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e unazës së vogël, Tiranë, në segmentin nga Banka e Shqipërisë deri tek Ushtari i Panjohur. Referuar formularit të njoftimit të fituesit, të hartuar nga Bashkia e Tiranës, thuhet se “Geci” sh.p.k. është shpallur fitues për shkak të çmimit më të ulët, e konsideruar si oferta ekonomikisht më e favorshme dhe plotësimit të dokumentacionit të kërkuar nga qeveria vendore.

Në njoftim theksohet se burimi i financimit është vënë në dispozicion në mbështetje të vendimit të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve “Për shpërndarjen e fondit për programin ‘Infrastrukturë vendore dhe rajonale’, si dhe për disa ndryshime në vendimet e komitetit për zhvillimin e rajoneve”, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është katër muaj kalendarik duke nisur nga data e lidhjes së kontratës, që është 7 janar 2016.

 

Pin It