Debatet, 1 miliardë kosto shtesë për rritjen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve

cache-636-245-strict-250373

Debatet e shumta që ka sjellë implementimi i reformës në drejtësi, kanë lënë nën hije debatin e heshtur që po kryhet mes disa institucioneve të drejtësisë dhe Ministrisë së Financave. Kjo pasi ministria është ajo që do përballojë koston financiare të kësaj reforme, ku veç cilësisë në hetime dhe kryerjen e arrestimeve të personave VIP, kërkohet të riten dhe pagat mujore të prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Në një listë pagash që ministria e Financave i ka propozuar prokurorisë dhe gjykatave, evidentohet se kostoja shtesë është 1 miliad lekë, ndërkohë që pagat mujore të propozuara nisin nga 2 milion e 483 mijë lek të vjetra deri në 1 milion e 547 mijë lek të vjetra. Nga përllogaritja e këtyre pagave ministria e Financave ka evidentuar se paga mesatare mujore do jetë 2 milion e 340 mijë lekë të vjetra.

Me ngritjen e institucioneve të reja në prokurori, polici dhe gjykata, fatura në buxhetin e shtetit do të rritet ndjeshëm. Por në pamundësi për ti bërë ballë ritjes së shpenzimeve financiare vetëm në paga dhe pamundësia për të gjetur lekët, ministria e Financave ka premtuar se do vejë në dispozicion një fond shtesë prej 1 miliard lekë për pagat e prokurorëve në Prokurorinë e Përgjithshme,të prokurorëve në rrethe, tek Krimet e Rënda që do shndërohet në SPAK dhe në gjykatat e tre nivele të vendit.

Në një listë pagash që ministria e Financave i ka propozuar prokurorisë dhe gjykatave, evidentohet se kostoja shtesë është 1 miliad lekë, ndërkohë që pagat mujore të propozuara nisin nga 2 milion e 483 mijë lek të vjetra deri në 1 milion e 547 mijë lek të vjetra. Nga përllogaritja e këtyre pagave ministria e Financave ka evidentuar se paga mesatare mujore do jetë 2 milion e 340 mijë lekë të vjetra.

Pagat e gjyqtarëvedhe prokurorëve
Kryetari i Gjykatës së Lartë do përfitojë një rrogë prej 2 milion e 483 mijë lek të vjetra, ndërsa kryeprokurori i Përgjitshëm do ketë një pagesë prej 2 milion e 374 mijë lekë të vjetra. Ndërsa kryetari i gjykatës së Apeli për Krime të Rënda do e këtë të njëjtën rrogë, me kryetarin e Krimeve të Rënda. Shuma financiare që ata do marrin sipas ministrisë së Financave është e njëjtë me atë të kryetarit të Gjykatës së Lartë. Ndërsa një kryetar gjykate rrethi do marrë një pagesë prej 2 milion e 300 mijë lekë, ndërsa një gjyqtar Apeli do përfitojë një pagesë prej 2 milion e 229 mijë lekë të vjetra.Ndërsa një gjyqtar në gjykatën e rrethit sipas propozimit të ministrisë së Financave 2 milion e 210 mijë lekë të vjetra.Një drejtues prokurorie në rrethe do ketë një pagesë prej 2 milion e 300 mijë lekë të vjetra, ndërsa një zv.drejtues prokurorie do këtë një pagesë prej 2 milion e 390 mijë lekë të vjetra. Ndërsa një oficer i policisë gjyqëosre në propozimin e ministrisë së Financave thuhet se do ketë një pagesë prej 1 milion e 547 mijë lekë të vjeta.
Vetëm maja e ajsbergut
Prokuroria e Përgjithshme, në të cilën pas implementimit të reformës do ndahet në tre institucione, si Prokuroria e Përgjithshëm,SPAK dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë thotë se shpenzimet do jetë tepër të mëdha dhe fondi shtesë prej vetëm 1 miliard lekë i propozuar nga ministria vetëm për paga, është i pamjaftueshëm. “Nga përllogaritjen tona ekonomike pagat janë vetëm një zë, dhe ky zë tregon vetëm majën e ajsbergut.Po në kërkesat financiare që kemi çuar në ministri, shifra del tepër e madhe, pasi veç pagave do ketë mjaft shërbime të tjera që do kenë nevojë për para. Plus që ministria propozon vetëm një fond shtesë për pagat e prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve, ndërkohë haron që shumë shërbime të tjera që do kryhen në prokurori dhe gjykata nuk janë marrë parasysh”-tha një burim pranë prokurorisë.Këtu futen një sërë investimesh në godinat e prokurorisë si dhe shërbime të tjera, që mundësojnë mbarëvajtjen e punës në gjykata dhe prokurori.Më tej të njëjta burime sqaruar se nga ana e prokurorisë janë bërë llogaritja e të gjitha zërave financiare me të cilat që prej ditës së djeshme është njohur dhe ministria e Financave. “Kjo shifër është shumë më e lartë nga ajo që propozon ministria e Financave, ndaj dhe në vazhdim sërisht besojmë se do këtë ndryshime të tjera në shpenzimet për pagat dhe zërat e tjerë që i takojnë vetëm prokurorisë”-thanë burimet.
SPAK-u e këshillat me buxhetin më të madh
Buxhetin më të madh në reformën në drejtësi pritet ta marrë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe dy këshillat që do të ngrihen ai në gjyqësor dhe në prokurori. Burimet thanë se SPAK do ketë administratën më të madhe dhe të paguar. Kjo pasi në përbërjen e këtij institucioni do jenë jo vetëm 10 superprokurorët, por edhe ekspertë të disa fushave, psikologë. Një prokuror do ketë shoferin e tij njëherësh dhe bodigardin e tij, për shkak të rrezikut që do i shfaqet. Njëherësh këshillat ai i prokurorisë dhe i gjyqësorit, do kenë administratë të paguar mirë.
OPGJ
Ndërsa një oficer i policisë gjyqëosre në propozimin e ministrisë së Financave thuhet se do ketë një pagesë prej 1 milion e 547 mijë lekë të vjeta.
Paga mesatare
Nga përllogaritja e këtyre pagave ministria e Financave ka evidentuar se paga mesatare mujore do jetë 2 milion e 340 mijë lekë të vjetra.
Pin It