AKU kontrolle në “Fast-Food”-e pezullohet 1, paralajmërohen 10, gjoba deri në 300 mijë lekë

 

1

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e të gjitha subjekteve “Fast Food”e ku pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët ka pezulluar 1 subjekt dhe ka paralajmëruar 10 të tjerë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Dritan Sejko, janë kontrolluar “Fast Food-et”, pranë shkollave dhe në të gjitha zonat e tjera. Nga këto inspektime, janë marrë masa pezullim aktiviteti, paralajmërim për pezullim, si dhe gjoba deri në 300 mijë lekë. Qëllimi i këtyre inspektimeve ka qenë matja e nivelit të komponentëve polarë në vajin që përdorin subjektet.

Tiranë
Në qytetin e Tiranës janë inspektuar dhjetra subjekte, ku është marrë masa, gjobë 300 mijë lekë ndaj një “Fast-Food”-i, për shkak se niveli i komponimeve polare në vajin që përdorej për skuqje ka qënë 35, nga 25 që lejon ligji. Gjithshtu, janë parlajmëruar 5 subjekte të tjera, për mungesë dokumentacioni të ambalazhit dhe mosrinovim i Librezës Shëndetësore. Në “Fast-Food”-et, e tjera që ndodhen pranë shkollave, vaji ka qënë brenda normave të lejuara.

Fier
Në qarkun e Fierit janë marrë masa paralajmërim për 6 subjekte “Fast-Food”, si dhe është pezulluar aktiviteti për një tjetër. Pezullimi është bërë, pasi ambjentët kanë qënë të palyera, pa pllaka, si dhe vaji ka qënë mbi normat e lejuara.

Durrës
Në qarkun e Durrësit janë kontrolluar 16 “Fast Food”-e, ku janë marrë masa parlajmërim për dy subjekte. Niveli i vajit është matur në të gjitha këto subjekte dhe ka rezultuar brenda normave të lejuara.

Autoriteti Kombëtar i ushqimit do të vijojë aksionin për kontrollin e të gjitha subjekteve “Fast-Food”, në mënyrë që të plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj. AKU do të marrë masa pezullimi, për çdo subjekt, i cili nuk garanton sigurinë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton qytetarët, që të denoncojnë çdo abuzim nga ana “Fast Food”-ve, por edhe nga çdo subjekt tjetër, i cili nuk garanton sigurinë e ushqimeve. – See more at: http://shqiptarja.com/sociale/2750/aku-kontrolle-n–fast-food-e-pezullohet-1-paralajm-rohen-10–376299.html#sthash.85jpfYO0.dpuf

Pin It