Pushteti vendor menaxhon taksën e ndërtimit, të ardhurat shkojnë për banesa sociale

banesat_sociale-905x395

Taksa e ndikimit të ndërtimeve ndë infrastrukturë do të shkojë për banesat sociale. Projektligji i ri për strehimin parashikon menaxhimin e kësaj takes nga pushteti vendor dhe përdorimin e të ardhurave që vijnë prej saj për ndërtimin e banesave sociale.

Përfaqësuesi i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian Williams, tha se çështja e strehimit duhet menaxhuar nga njësitë vendore. Sipas tij bashkitë i njohin më mire nevojat e banorëve të zonës.

“Çështja e strehimit kërkon një koordinim më të mirë me njësitë vendore, pasi janë ato që çojnë para shumicën e çështjeve që lidhen me strehimin. Gjithsesi, sfidë mbetet gjetja e burimeve dhe shfrytëzimi i tyre sa më efikas”, u shpreh Williams.

Taksa e ndërtimit përbën 1-3% të vlerës së projektit dhe ligji i ri për reformën territoriale i jep pushtetit vendor fuqi për të patur më shumë akses në menaxhimin e të ardhurave që vijnë prej taksës.

Pin It