2016-intensifikohen aktivitetet në portin e Durrësit

porti-udhetar-300x203

Viti 2016 ka nisur me shifra pozitive në portin e Durrësit. Gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti tragetet e linjave kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2015. Autoriteti Portual i Durrësit bën me dije se tragetet janë shfrytëzuar nga 95,000 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj, një shifër 14% më e lartë sesa dy mujori i parë i vitit të kaluar.Tragetet kanë kryer 18 lundrime më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit 2015, dhe shifrat e transportit në 2 muajt e parë të këtij viti janë më të larta se sa ato të periudhës janar – shkurt 2015.Bazuar po në të njëjtin burim, 61.667 udhëtarë janë nisur me tragete drejt porteve të Barit, Brindizit, Triestes dhe Ankonës (Itali), duke shënuar një rritje prej 12% krahasuar me janar-shkurtin e vitit paraardhës. Numri i udhëtarëve në hyrje ka qenë shumë më i vogël se në dalje, vetëm 33.1299 vetë, duke regjistruar gjithsesi një rritje prej 19%.Statistikat bëjnë me dije se shifrat e udhëtarëve vendas që shfrytëzojnë tragetet kanë shënuar një rritje prej 13% dhe po aq rritje ka në shifrat e udhëtarëve të huaj që zgjedhin këtë lloj shërbimi. Gjatë këtij 2-mujori tragetet kanë transportuar 18,856 auto vetura, me 27% mjete më shumë, dhe mbi 10.400 kamionë dhe trajlerë. Sasia e mallrave ka arritur në118.531 ton, ose 4% më shumë se sa në dy muajt e parë të vitit 2015.

Pin It