82 të prekur me COVID-19, një humbje jete/ Dervishi: Shkak ulja e vigjilencës dhe moszbatimi i rregullave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar këtë të martë se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 82 raste të reja pozitivë me COVID-19.

Marjeta Dervishi, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik në daljen për median u shpreh se “rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës”.

Dervishi tha nder te tjera se “shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064”.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)
Testime totale 21177
Raste pozitive 1672
Raste të shëruara 1064
Raste Aktive 571
Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 271
Shkodër 86
Krujë 72
Durrës 33
Kamëz 30
Vlorë 28
Lushnjë 12
Pukë 11
Elbasan 8
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 2
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1

Pin It