AKBN dhe USAID së shpejti me një strategji për zhvillimin e energjisë

akbn

Përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe USAID zhvilluan një takim për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare të Energjisë. Në takim morën pjesë drejtori i AKBN, Viktor Tushaj dhe përfaqësues të USAID-it në Shqipëri, të cilët diskutuan rreth përgatitjes së skenarëve të zhvillimit të një strategjie për zhvillimin e energjitikës në vend.

Projekti synon zhvillimin e një strategjie për energjinë e cila do të minimizojë emetimet në mjedis. Sipas përfaqësuesit të USAID-it, Pat DeLaquil, idetë e propozuara kanë mbajtur parasysh burimet e rinovueshme të energjisë në vendin tonë dhe lidhjen me rrjetin e gazit natyror.

Projektet janë afatgjata dhe pritet t’i japin efektet e tyre deri në vitin 2030. USAID do të jetë partneri kryesor në përgatitjen dhe zbatimin e kësaj strategjie, ndërsa AKBN ka shprehur gatishmërinë e plotë për të përmbushur objektivat e palës shqiptare.

Pin It