Lenovo zbulon kompjuterin më të hollë në botë

1-1

Lenovo ka zbuluar  kompjuterin ThinkCentre X1, që cilësohet si “një nga kompjuterët desktop më të hollë në botë”. Kompjuteri i ri “gjithçka në një” operon me sistemin Windows 10, dhe ka korniza tepër të hollë dhe kasa prej alumini që janë pesë herë më të fortë se materiali i plastikës.

Kompjuteri ka ekran 23.8 inç me “teknologjinë e re kundra-shkëlqimit” dhe rezolucion 1,920×1,080, së bashku me gjeneratën e gjashtë të procesorëve të serisë Intel Core i, 16GB RAM dhe 1TB hapësirë.

ThinkCentre X1 është projektuar për t’u përdorur nga bizneset. Kompjuteri do të dalë në treg në mars dhe çmimet e tij do të nisin nga 1,029 dollarë.

Pin It