Cikalleshi: De Biasi duhet të luajë me Bekim Balajn

sokol-cikalleshi-594x400

Mos grumbullimi me Kombëtaren nuk ka mërzitur aspak sulmuesin Sokol Cikalleshi i cili ka zbuluar arsyene krizës që po kalon me klubin e tij duke vuajtur aktivizimin me pikatore.

Ky është sezoni i tij i dytë në kampionatin turk me skuadrënBasksehir por Cikalleshi mendon se mos aktivizimi në Kampionatin Europian ka ndikuar negativisht për hapësirat e limituara me klubin e tij.

“Po t’i kthehemi Europianit në fakt unë pretendoja të luaja më shumë atje dhe të ndihmoja skuadrën, por kjo nuk ndodhi dhe sigurisht që nuk më ka bërë mirë dhe tashmë vuaj pasojat me klubin”, tha Cikalleshi.

Gjithashtu Cikalleshi ka sugjeruar që De Biasi duhet të luajë me Bekim Balajn, në mungesë të Armando Sadikut të lënduar.

Pin It