Dimri edhe pse është i ftohtë ndodh që në ditë të ndryshme të ketë temperatura më të ngrohta, megjithatë kjo duket sikur nuk ndryshon për njerëzit që kanë vazhdimisht ftohtë. Ekspertët e kanë një shpjegim edhe për këtë. Ja disa nga arsyet:
Gjëndra tiroide
Gjëndra tiroide që kontrollon metabolizmin mund të punojë ngadalë, por nëse punon me kapacitet më të dobët kjo reflektohet në sistemin e rregullimit termik të personit të caktuar. Për të qenë të sigurt që kjo është arsyeja e të paturit ftohtë gjithmonë, më mirë do të ishte të konsultoheni me mjekun përgjegjës.
Anemia
Shkaku i mungesës së hemoglobinës sjell deri te bartja më e dobët e oksigjenit dhe tek indet e muskujt, çka rezulton me ndjenjën e ftohjes.
Mungesa e hekurit
Mungesa e hekurit po ashtu mund të jetë shkak i ndjenjës së vazhdueshme të të ftohtit. Hekuri është i domosdoshëm për dërgimin e oksigjenit në qeliza të cilat e përdorin për prodhimin e energjisë.
Sindroma e Raynaud
Çrregullimi i qarkullimit të gjakut sjell vështirësitë në qarkullimin e tij dhe ky faktor është i rëndësishëm tek ruajtja e ngrohtësisë trupore.
Stresi kronik
Stresi kronik madhe edhe në formën më të lehtë mund të veprojë keq në hipotalamus, i cili mes tjerash rregullon edhe punën e gjëndrës tiroide dhe sistemin nervor autoimun. Në situatë të tillë vjen deri te ndjenja e ftohtësisë, derisa nga ana tjetër, lumturia dhe kënaqësia psikike veprojnë në të kundërtën.
Gjumi i pakët
Pushimi dhe gjumi i pamjaftueshëm pengojnë sistemin nervor të cilët marrin pjesë në rregullimin e temperaturës trupore dhe mund të nxisë të pasurit ftohtë vazhdimisht.