Thellohet edhe më shumë lidhja mes nënës dhe fëmijës

mami-dhe-bebi-qesh1-e1409745560944

Lidhja ndërmjet një nëne dhe fëmijës është e thellë dhe ajo nuk qëndron vetëm për sa i përket lidhjes shpirtërore por edhe asaj fizike.

Të përbashkëtat psikologjike dhe fizike ndërmjet nënës dhe fëmijës së saj, fillojnë që gjatë shtatzënisë, kur nëna është gjithçka për fetusin në zhvillim, furnizimin me ngrohtësi dhe ushqim, ndërsa rrahja e zemrës së saj ofron një qetësi të vazhdueshme.

Lidhja fizike mes nënës dhe fetusit garantohet nga placenta, një organ i ndërtuar nga qelizat e të dyve, e cila shërben si një kanal për shkëmbimin e ushqimit, gazrave, dhe mbetjeve organike. Qelizat mund të emigrojnë përmes placentës ndërmjet nënës dhe fetusit, duke u pozicionuar në shumë organe të trupit duke përfshirë mushkëritë, tiroiden, muskujt, mëlçinë, zemrën, veshkat dhe lëkurën.
Ato mund të ketë një gamë të gjerë ndikimesh, nga riparimi i indeve deri tek parandalimi i kancerit të shkaktuar nga çrregullimet imunitare. Njihet se është shumë e zakonshme, që qelizat e një individi të integrohen në indet e një personi tjetër të veçantë. Ne kemi mësuar të mendojmë për veten si individë të veçantë autonome, dhe këto qeliza të huaja duket se e përgënjeshtrojnë këtë koncept, dhe sugjerojnë se shumica e njerëzve bartin mbetjet qelizore të individëve të tjerë.
Sado i njohur që mund të jetë edhe ky fakt, rezultatet mahnitëse nga studimi i ri kanë gjetur qelizat e individëve të tjerë edhe në tru.

Në këtë studim, qelizat meshkuj u gjetën në trurin e grave dhe kishin jetuar atje, në disa raste, për disa dekada. Se çfarë ndikimi mund të ketë patur kjo vetëm mund të hamendësohet, por ky studim zbuloi se këto qeliza qënë më pak të zakonshme në trurin e grave që kishin sëmundjen e Alzaimerit, duke sugjeruar se ato mund të jenë të lidhura me shëndetin e trurit.

Ne të gjithë i konsiderojmë trupat tanë si vetë qenia jonë unike, kështu që koncepti se ne mund të ushqejmë qelizat e njerëzve të tjerë në trupin tonë duket e çuditshme. Edhe më i hatbishëm është mendimi, se ndonëse ne me siguri i cilësojmë veprimet dhe vendimet tona si të komanduara nga aktiviteti i trurit tonë individual, qelizat nga individë të tjerë jetojnë dhe funksionojnë në atë strukturë komplekse.

Megjithatë, përzierja e qelizave nga individë gjenetikisht të ndryshëm, nuk është aspak e pazakontë. Kjo gjendje quhet kimerizim, sipas frymëmarrjes së zjarrtë të Kimerës nga mitologjia greke, një krijesë që ishte pjesërisht gjarpër, luan dhe dhi. Kimerat natyrale janë shumë më pak ogurzeza, edhe pse dhe përfshijnë krijesa të tilla si myku bitumik dhe koralet. Mikrokimerizimi, është prania e vazhdueshme e disa qelizave gjenetikisht të dallueshme në një organizëm.

Kjo u vu re për herë të parë tek njerëzit shumë vite më parë, kur qelizat që përmbanin kromozomin mashkullor “Y”, u zbuluan se qarkullonin në gjakun e gruas pas shtatzënisë. Që këto qeliza janë gjenetikisht të gjinisë mashkullore, ato s’mund të kenë qenë të vetë grave, por ka shumë të ngjarë të kenë ardhur nga foshnjat e tyre gjatë shtatzënisë.

Në këtë studim të ri, shkencëtarët vërejtën se qelizat mikrokimerike, nuk janë zbuluar vetëm duke qarkulluar në gjak, ato ndërkohë janë të ngulitura edhe në tru. Ata ekzaminuan trurin e grave të vdekura për praninë e qelizave që përmbajnë kromozomin mashkullor “Y”, dhe zbuluan qeliza të tilla në më shumë se 60 përqind të trurit dhe në rajone të shumta.

Qëkur sëmundja e Alzaimerit është më shumë e zakonshme tek grate, të cilat kanë patur shtatzani të shumta, studiuesit dyshuan se numri i qelizave të fetusit do të ishte më i madh tek gratë me këtë sëmundje, në krahasim me ato që nuk kishin simptoma të sëmundjeve neurologjike.

Rezultatet provuan të kundërtën:kishte më pak qeliza fetale që kalonin tek gratë me Alzaimer. Arsyet janë të paqarta. Mikrokimerizmi më së shpeshti rezulton nga shkëmbimi i qelizave në të gjithë placentën gjatë shtatzënisë, por ka edhe dëshmi se qelizat mund të transferohen nga nëna tek i mituri nëpërmjet ushqimit me gji.

Përveç shkëmbimit mes nënës dhe fetusit, mund të ketë një shkëmbim të qelizave ndërmjet binjakëve në mitër, dhe ekziston edhe mundësia që qelizat e një vëllai më i madh që ndodhen ende në barkun e nënës, mund të gjejnë rrugën nëpërjet placentës tek një vëlla më i vogël gjatë ngjizjes së këtij të fundit. Gratë mund të kenë qelizat mikrokimerike si nënat e tyre, ashtu edhe nga shtatzënitë e tyre, dhe ka edhe dëshmi për një lloj konkurrence mes qelizave më të vjetra dhe atyre të reja brenda nënës.

Ajo që bëjnë qelizat fetale mikrokimerike në trupin e nënës është e paqartë, edhe pse ka disa hipoteza intriguese. Për shembull, qelizat e fetusit mikrokimerik janë të ngjashme me qelizat burimore në që ato janë në gjendje për t’u shndërruar në një shumëllojshmëri indesh të ndryshme, dhe mund të ndihmojë në riparimin e indeve. Një grup studiuesish e shqyrtuan këtë mundësi, duke ndjekur aktivitetin e qelizave të fetusit mikrikimerik tek një mi femër pasi zemra e nënës së saj ishte dëmtuar:ata zbuluan se qelizat fetale emigronin në zemrën e nënës dhe diferencoheshin në qelizat e zemrës, duke e ndihmuar në riparimin e dëmit.

Në studimet mbi kafshët, qelizat mikrokimerike u gjetën në trurin e nënës, ku ato u shndërruan në qeliza nervore, çka sugjeron se ato mund të integrohen në tru në mënyrë funksionale.

Është e mundur që e njëjta gjë mund të jetë e vërtetë për qelizat të tilla në trurin e njeriut. Ndërkohë, këto qeliza mikrokimerike mund të ndikojnë tek sistemin imunitar. Një qelizë fetale mikrokimerike nga një shtatzëni njihet nga sistemi imunitar i nënës, pjesërisht si pjesë e kësaj të fundit, pasi fetusi është gjenetikisht gjysma identike me nënën, por pjesërisht e huaj, për shkak të kontributit gjenetik të babait.

Kjo mund të bëjë që sistemi imunitar të jetë vigjilent për qelizat që janë të ngjashme me veten, por me disa dallime gjenetike. Qelizat e kancerit, që lindin për shkak të mutacioneve gjenetike janë thjesht qeliza të tilla, dhe ka studime që sugjerojnë se qelizat mikrokimerike mund të stimulojnë sistemin imunitar të frenojë rritjen e tumoreve.

Shumë më tepër qeliza mikrokimerike janë gjendur në gjakun e femrave të shëndetshme në krahasim, me ata me ato që vuajnë nga kanceri i gjirit, çka sugjeron se qelizat mikrokimerike mund të parandalojnë disi formimin e tumorit. Në rrethana të tjera, sistemi imunitar kthehet kundër vetvetes, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Mikrokimerizimi është më i zakonshëm tek pacientët që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë, sesa tek vëllezërit dhe motrat e tyre të shëndetshëm, duke sugjeruar se qelizat kimerike mund të kenë një rol të dëmshëm në këtë sëmundje, ndoshta duke nxjerrë jashtë loje një sulmin autoimun. Ky është një zhvillim me rëndësi në një fushë të re studimi, dhe me potencial të jashtëzakonshëm për kurimin e sëmundjeve të rënda. Por është ndërkaq edhe një kujtesë e ndërlidhshmërisë sonë.

Pin It