Treni Maglev i Japonisë ia kalon edhe shpejtësisë së erës në Tokë

Maglev është një tren që lëvizë në magnete, jo në rrota. Treni bazohet në principin që kur magnetet të shtypen së bashku veri-veri ose jug-jug, ata zmbrapsin njëri-tjetrin.

Në këtë mënyrë, treni “rri pezull” që nënkupton se ka shumë më pak fërkim dhe mund të arrijë shpejtësi marramëndëse. Në fakt, treni ka një shpejtësi pak më të madhe se shpejtësia e erës në Tokë.

Më 3 maj 1999, shpejtësia më e lartë e erës e regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte gjatë një tornadoje në Oklahoma, që arriti në 511km/h.

Treni eksperimental ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë, duke arritur në 603km/h.

 

Pin It