Zbulim: Qumështi kuron disa sëmundje mendore

Një studim i ri i cili shqyrtoi temperaturën e lartë të qumështit ose siç njihet ndryshe UHT.

UHT, i njohur edhe si trajtim ultra-nxehtësie ose ultra-pasterizim është një proces që sterilizon qumështin duke e ngrohur atë në mbi 275 gradë celcius për 1-2 sekonda për të bërë të mundur vrasjen e mikrobeve te qumështi. UHT përdoret gjithashtu në lëngje frutash, krem, qumësht soje, kos, mjaltë si dhe në produkte të tjera.

Hulumtuesit në Universitetin Kombëtar të Australisë kanë zbuluar se dy proteina të palidhura bashkohen në qumështin UHT gjatë muajve për të formuar grupe të njohura si fibrile amiloide, të cilat shkaktojnë te qumështi transformomim nga gjendje të lëngshme në një xhel.

Ato gjenden gjithashtu në depozitat e pllakave të trurit te pacientët që vuajnë nga sëmundjet Alzheimer dhe Parkinson, lloj sëmundjesh të shëndetit mendor.

Studiuesit shpresojnë se zbulimi do t’i ndihmojë ata që të kenë një ide më të qartë të sëmundjeve që lidhen me moshën me qëllim të avancohen trajtimet kuruese për sëmundjet si Alzheimer dhe Parkinson.

Pin It