Mbani lulet e freskëta vetëm me këta dy përbërës

Kur merrni lule dhuratë, dëshira më e madhe është që ato të jenë të lulëzuara e të freskëta sa më gjatë . Me një mirëmbajtje të vogël, mund të keni edhe për disa ditë shtesë, lule të freskëta. ju propozojmë janë disa gjëra që ju mund të bëni për të mbajtur buqetën tuaj të freskët më gjatë.

1. Prisni fundin e kërcellit.

Shumica e luleve përfitojnë nga prerja e fundit të kërcellit në një kënd të pjerrët me gërshërët e kuzhinës. Ato do të kenë më shumë sipërfaqe për të thithur ujin.

2. Zvogëloni gjethet shtesë.

Çdo bimësi e tepërt në ujin e vazo tuaj do të kalbet. Edhe ato gjethet e holla, të buta, do të kalbëzohen më shpejt se kërcelli i luleve tuaja. Pra hiqni çdo gjethe që mund të bjerë në sipërfaqen e ujit.

3. Përdorni ujë të vakët.

Vendosini lulet tuaja në ujë sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan shije.al. Por jepni atyre ujin e duhur, as shumë të ngohtëas shumë të ftohtë.

4.Ushqejini!

Shto një lugë sheqer dhe dy lugë lëng limoni në ujë.

5. Përsëriteni!

Është ideale që të ndryshoni ujin çdo një ose dy ditë – para se të vyshken tërësisht lulet e buqetës suaj! Kur ju bëni, pastroni brendësinë e vazos, ri-shkurtoni kërcenjtë dhe shtoni ushqyes.

Pin It