Pemët dihen se janë mushkria e qytetit dhe e bëjnë jetën tonë më të shëndetshme.
Ato përmirësojnë cilësinë e ajrit, bëjnë hije duke ju mbrojtur nga rrezet e nxehta dhe ju sigurojnë cilësi më të mirë të jetës.
Hapësirat e gjelbra po kthehen në të detyrueshme anekënd botës. Shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts (MIT) u bashkuan me ekspertë të Forumit Ekonomik Botëror për të krijuar Treepedia-n, një aplikacion që mat hapësirat e gjelbra në qytete.
Treepedia përdor pamjet e Google Street për të përcaktuar sa hapësira të gjelbra ka secili qytet i zhvilluar në botë. Qytetarët me anë të këtij aplikacioni mund të shikojnë sa pemë dhe hapësira të gjelbra ka.
Vancouver në Kanada është vlerësuar si qyteti më i gjelbër në botë. Në vitin 2010, ky qytet hapi një diskutim me publikun për të marrë ide se si mund të bëhej qyteti më i gjelbër në botë. Dhe duket se plani 10-vjeçar ka dhënë rezultatet e veta.
Ja edhe lista me shtatë qytetet më të gjelbër në botë sipas Treepedia:
- Vancouver, Kanada
- Sacramento, SHBA
- Geneva, Zvicër
- Seattle, SHBA
- Toronto, Kanada
- Boston, SHBA
- Tel Aviv, Izrael