19 Korriku është dita e 200-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 165 ditë.
Ngjarje
360 pes – Platoni shkruan dialogjet e tij me Timaeun dhe Kritian duke treguar mbi qytetërimin e lulëzuar Atlantean 9,000 vjet para kohës së tij. Platoni është burimi i parë i kësaj legjende. Sipas tij, Atlantis ishte një ishull i lashtë që u përmbyt nga ujrat e detit. Shumë kanë kërkuar për ishullin e humbur por pa dobi. Ndërsa Atlantis ka gjasa se kurrë nuk ka ekzistuar, siç e përshkroi Platoni, elemente të historisë së tij mund të jenë marrë nga ngjarje të vërteta – Toka ka përjetuar disa qytetërime që janë shuar. Disa thonë se në kohët e lashta Atlantis merrej si tregim alegorik për të treguar se çfarë ndodh kur njeriu bëhet vegël e teknologjisë. Vetëm në mesjetë e më pas njerëzit filluan të besonin se Atlantis mund të ketë ekzistuar, por deri tani askush nuk ka qenë në gjendje ta vërtetojë një gjë të tillë.
1374 – Vdiq Francesco Petrarca, studiues, poet i Rilindjes italiane, dhe një nga humanistët e parë. Thuhet se Petrarka rizbuloi letrat e Ciceronit duke shënuar fillimin e rilindjes në shekulline 14-të. Petrarka u bë klerik, dhe kjo i dha atij mundësi për të ndjekur interesin në letërsinë e lashtë.
1903 – Përfundon turi i parë çiklistik i Francës – Maurice Garin del i pari – çiklisti i dytë do të arrinte në vijën e finishit 2 orë e 49 minuta më vonë.
1941 – Për here të pare; Në takim publik, kryeministri britanik Winston Churchill ngre dorën e djathë dhe krijon me dy gishta shenjën V për Victory (Fitore). Në përfundim të luftës së ftohtë shenja V u bë symbol për Liri – Democraci.
1969 – Misioni shkencor “Apollo 11” arrin në Hënë.
1976 – Anëtarët e grupit të njohur të rockut “Deep Purple” shpërndahen.
1983 – Publikohet rindërtimi i parë tre-dimensional i një kokë të njeriut në CT. Për krijimin e këtij imazhi u përshtatën teknikat kompjuterike që përdoren për projektimin e avionëve. Që atëherë, skanimi ose imazhi CT shihet si gur-themel i profesionit mjekësor.
1996 – Hapen Lojërat e njëzetegjashta Olimpike në Atlante të SHBA-së.
Lindje
- 1814 – Samuel Colt, hulumtues amerikan
- 1834 – Edgar Degas, piktor francez
- 1863 – Hermann Bahr, letrar dhe dramaturg gjerman
- 1940 – Frederik Rreshpja, poet lirik, eseist, publicist dhe botues shqiptar.
- 1947 – Brian May, kitarist i grupit Queen
- 1971 – Vitali Klitschko, boksier gjerman
- 1983 – Jona Bica, avokate shqiptare tek kompania Ernst&Young
Vdekje
- 1957 – Curzio Malaparte, publicist dhe letrar italian
- 1976 – Dr. Hasan Kaleshi historian etnograf dhe albanolog shqiptarë.
- 2009 – Henry Surtees pilot angles (l.1991)