Këpucët e Gandit

Tregohet se Gandi, një ditë e gjeti veten të detyruar të vrapojë për të zënë trenin, i cili sapo ishte nisur.

Me tu kapur pas mbajtësve dhe me të vënë njërën këmbë në shkallë, atij i bie njëra kepucë. Menjëherë  pa hezituar, ai e hoqi dhe këpucën tjetër dhe e hodhi përbri këpucës,që sapo i kishte rënë tek shinat.

Shokët e tij, të habitur nga kjo sjellje, e pyetën: “Ç’të shtyu ta bësh këtë?”

Gandiu u pergjigj: “Doja që fukarai që do t’i gjejë, të përfitojë prej tyre. Nëse do të gjente vetëm njërën këpucë, as ai nuk do të përfitonte prej saj dhe as mua nuk do të me hynte në punë këpuca qe mbaja”.

Pin It