Arsyeja pse po shiten me këtë çmim është sepse janë të braktisura.
Bukuria e zonës është e madhe, ama banesat e ndërtuara me gurë, që janë nxjerrë në shitje, e kanë një problem. Ato janë në gjendje jo të mirë e duhen meremetuar brenda 3 viteve.
Riparimi do të kushtonte ndoshta 25 mijë dollarë. Në gjysmën e shekullit të kaluar, popullsia e tij u tkurr nga 2.250 në 1.300 banorë dhe numri i foshnjeve që lindin çdo vit është tejet i vogël.
Disa mënyra tradicionale të jetës, megjithatë vazhdojnë të mbijetojnë. “Ne mburremi me origjinë prehistorike”, thotë Efisio Arbau, kryebashkiaku i Ollolai. “Synimi im është të shpëtojë traditat tona unike nga rënia në harresë.
Barinjtë vendas nuk kanë hequr dorë nga prodhimi i djathit të deles, “Casu Fiore Sardo”, për të cilin është e njohur e gjithë zona, ndërsa artizanët thurin ende shporta mjaft të bukura.